Putini: Nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet taktike për armë bërthamore
- Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjen e planifikuar, e cila përfshin stërvitje për sistemimin e armës taktike bërthamore.
- Post By Besnik Shuki
- 15:51, 9 maj, 2024

Moskë, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjen e planifikuar, e cila përfshin stërvitje për sistemimin e armës taktike bërthamore.
"Këtu nuk ka asgjë të pazakontë", tha Putini.
Rusia të hënën kumtoi se do të stërvitet për sistemimin e armës taktike bërthamore, si pjesë të stërvitjes ushtarake, pas, siç njoftoi Moska, "kërcënimeve nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja". bsh/
Foto: Arkiv