• e shtunë, 23 nëntor 2024

Putin u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut

Putin u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut

Moskë, 4 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot në Moskë e priti ministren koreanoveriore të Punëve të Jashtme, Çoe Son Hui.

Kremlini publikoi video nga Putini, i qeshur duke ia zgjatur dorën mysafires në prani të ministrit të tij të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe këshilltarin, Jurij Ushakov.

Ministrja tha se i përcjell "përshëndetjet e sinqerta dhe miqësore" të liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong Un, ndërsa Putini u përgjigj se "shumë traditë e mirë është që miqtë të takohen në festë - sot është Dita kombëtare e Unitetit në Rusi".

Ministrja, e cila gjendet për vizitë disaditore në Rusi, të premten në Moskë u takua me kolegun e saj rus, Sergej Lavrov dhe tha se Pheniani do të qëndrojë pranë Rusisë deri në "fitoren" e saj në Ukrainë.

Javën e kaluar, SHBA-ja në bazë të të dhënave zbuluese publikoi se 8.000 ushtarë koreanoveriorë janë në Kursk, rajon kufitar i Rusisë, ku po përgatiten të dërgohen në front në Ukrainë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR