• e hënë, 01 korrik 2024

Putin: Armëpushim dhe bisedime të paqes menjëherë pasi Ukraina t'i tërheqë ushtarët dhe ta ndërpresë kandidaturën për NATO

Putin: Armëpushim dhe bisedime të paqes menjëherë pasi Ukraina t'i tërheqë ushtarët dhe ta ndërpresë kandidaturën për NATO

Moskë, 14 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se Moska do të bëjë armëpushim dhe do të fillojë bisedimet e paqes "menjëherë" nëse Ukraina tërheq trupat e saj nga katër rajone dhe heq dorë nga kandidatura për anëtarësim në NATO.

"Sapo Kievi të thotë se është gati ta bëjë këtë dhe të fillojë me të vërtetë tërheqjen e trupave dhe të braktisë zyrtarisht planet për t'u bashkuar me NATO-n, ne menjëherë, në të njëjtin moment, do të pushojmë zjarrin dhe do të fillojmë bisedimet”, tha Putin në takimin me diplomatët rus në Moskë. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR