• e hënë, 20 maj 2024

Punonjësit humanitarë thonë se Rafah është një "vend shumë i frikshëm" për fëmijët

Punonjësit humanitarë thonë se Rafah është një

Bejrut, 10 maj 2024 (MIA) – Situata për njerëzit në Rafah në Rripin jugor të Gazës vazhdon të përkeqësohet me avancimin e ushtrisë izraelite, deklaruan vullnetarët në terren.

Organizata humanitare Shpëtoni fëmijët (Save the Children) theksoi sot se “skenat janë kaotike” në qytet. Rrugët janë plot me automobila, njerëzit kapen pas kamionëve ku të mbërrijnë, fëmijët po ngarkohen në gomarë mes sendeve të mbushura të familjeve të tyre.

"Nëse nuk keni një automobil, ecni - me gjithçka që mund të mbani, tha Rejçel Kamings, shefe e operacioneve për "Shpëtoni fëmijët" në Rripin e Gazës. Fëmijët po përpiqeshin dëshpërimisht të jenë në hap me të rriturit.

"Ne shohim fëmijë zbathur, jo më të vjetër se gjashtë vjeç, që luftojnë për të mbajtur shishe uji dhe sende të tjera ushqimore," tha Kamings, duke shtuar se "është me të vërtetë një vend shumë i frikshëm për fëmijët tani".

Ajo theksoi se ka fëmijë që qajnë dhe bërtasin rrugëve, të pushtuar plotësisht nga panika dhe kaosi që po përjetojnë. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR