• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Presidentja e Kosovës Osmani priti në takim zëvendës ndihmësen sekretare e Departamentit të Shtetit Nikoll Çulik

Presidentja e Kosovës Osmani priti në takim zëvendës ndihmësen sekretare e Departamentit të Shtetit Nikoll Çulik

Prishtinë, 20 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nikoll Çulik, zëvendës ndihmës sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë.

"Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-SHBA, si dhe të arriturat e vazhdueshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut", bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).

Në temën e të drejtave të njeriut, siç shtohet në kumtesë, presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka kornizën ligjore më të avancuar në Evropë, e cila buron nga Kushtetuta e Republikës. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e multietnicitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Me këtë rast, ajo ka potencuar rëndësinë që të përfundohet suksesshëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si garancë shtesë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Osmani ka përsëritur se çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së dhe ka konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë frymë. fc/

Fotografia: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës 

QËNDRONI TË LIDHUR