Ministri turk i Transportit: Helikopteri me të cilin udhëtoi Raisi, nuk ka pasur ose nuk ka aktivizuar sistem për sinjalizim
- Helikopteri, në të cilin udhëtoi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian, nuk e ka aktivizuar sistemin e sinjalizimit ose nuk ka pasur fare sistem të tillë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Abdullakadir Uraloglu.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:00, 20 maj, 2024
Ankara, 20 maj 2024 (MIA) - Helikopteri, në të cilin udhëtoi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian, nuk e ka aktivizuar sistemin e sinjalizimit ose nuk ka pasur fare sistem të tillë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Abdullakadir Uraloglu.
Uraloglu deklaroi para gazetarëve se, pasi Irani është përfshirë në zonën e Turqisë për reagime në situata emergjente, autoritetet kontrolluan nëse ka sinjal nga helikopteri pasi e kanë dëgjuar lajmin për rrëzimin e tij.
"Së pari kontrolluam nëse helikopteri ka dërguar sinjal ose jo. Për fat të keq, u tregua se sistemi për sinjalizim ishte çkyqur ose helikopteri nuk e kishte këtë sistem sinjalizimi", theksoi ai.
Sipas Nju-Jork Tajms, duke cituar mediat iraniane, jo zyrtarisht, arsyeja e rënies së helikopterit është "problem teknik".
Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Punëve të Jashtme Hosein Amir Abdolahian janë në mesin e nëntë viktimave në aksidentin e djeshëm me helikopter në rajonin malor në pjesën veriperëndimore të Iranit. qa/bsh/
Foto: EPA