Policia e Kosovës ky kryer aksion në filialet e së ashtuqajturës "Bankës Postare Kursimore"
- Policia e Kosovës sot ka kryer aksion në filialet e së ashtuquajturës "Bankës Postare Kursimore" në Veri të Mitrovicës, njoftojnë mediat e Kosovës.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:27, 20 maj, 2024
Prishtinë, 20 maj 2024 (MIA) - Policia e Kosovës sot ka kryer aksion në filialet e së ashtuquajturës "Bankës Postare Kursimore" në Veri të Mitrovicës, njoftojnë mediat e Kosovës.
Aksioni i koordinuar i policisë së Kosovës dhe bastisjet në filiale filluan rreth orës 15 në të gjitha katër komunat në veri të Kosovës.
Banka Qendrore e Kosovës në fund të vitit të kaluar miratoi Dekret me një sërë rregullash, të cilat ndër të tjera i referohen rregullimit të çështjes së valutës në Kosovë dhe parashikojnë se valuta e vetme e lejuar në Kosovë është euro.
Për aksionin reagoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se janë mbyllur gjashtë njësi të së ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.
“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar operacionin e kontrollit dhe mbylljes së gjashtë njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve, si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Ndërkaq, siç njofton Telegrafi, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, për mediat kosovare tha se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari joligjore.
Ky aksion, tha Elshani, po zhvillohet bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.
“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese, të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me ne është edhe ATK-ja. Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhyrë dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s