• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi e dënoi përpjekjen e Gjykatës ndërkombëtare penale për arrestimin e liderëve të tyre

Hamasi e dënoi përpjekjen e Gjykatës ndërkombëtare penale për arrestimin e liderëve të tyre

Gazë, 20 maj 2024 (MIA) - Hamasi sot kumtoi se "dënin fuqishëm" përpjekjen e prokurorit të Gjykatës ndërkombëtare penale për lëshimin e urdhërarresteve për liderët më të lartë të grupit militant, përfshirë liderin e Hamasit në Gazë, Jahja Sinvar dhe liderin politik Ismail Hana.

"Lëvizja Hamas dënon fuqishëm përpjekjet e prokurorit të Gjykatës ndërkombëtare penale për të barazuar viktimën me xhelatin duke lëshuar urdhërarrest kundër një numri liderësh të rezistencës palestineze", theksohet në kumtesën e grupit militant.

Gjykata penale ndërkombëtare sot kërkoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderin e Hamasit, Sinvar nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për shkak të sulmeve në Izrael më 7 tetor dhe luftës në Rripin e Gazës.

Prokurori kryesor në Gjykatën ndërkombëtare penale, Karim Kan theksoi se gjithashtu kërkohen urdhërarreste për ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Gallant, si dhe liderin e brigadave Al Kasem, i njohur si Mohamed Deif dhe për Hanija.

Me urdhërarrestet, Gjykata ndërkombëtare penale e vendos Netanjahun "në shoqërinë" e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin është lëshuar një urdhër arresti për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Një panel i gjykatës do ta shqyrtojë kërkesën e Kanit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-S

 

QËNDRONI TË LIDHUR