• e premte, 10 maj 2024

Pse Irani sulmoi Izraelin?

Pse Irani sulmoi Izraelin?

BBC

Irani ka lëshuar drone dhe raketa në Izrael, pasi u zotua të hakmerret për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në konsullatë, por besohet se qëndron pas tij. Është hera e parë që Irani sulmon drejtpërdrejt Izraelin.

Më parë Izraeli dhe Irani ishin përfshirë në një luftë të gjatë në hije - duke sulmuar njëri-tjetrin pa pranuar përgjegjësi. Këto sulme janë intensifikuar ndjeshëm gjatë luftës aktuale në Gazë, të shkaktuar nga një sulm nga grupi palestinez Hamas mbi komunitetet izraelite aty pranë tetorit të kaluar.

Pse Izraeli dhe Irani janë armiq?

Të dy vendet ishin aleatë deri në Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979, i cili solli një regjim që përdori Izraelin si një pjesë kyçe të ideologjisë së tij dhe nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Udhëheqësi suprem i vendit, ajatollahu Ali Hamenei, më parë e quajti Izraelin një "tumor kanceroz" që "pa dyshim do të çrrënjoset dhe shkatërrohet".

Izraeli beson se Irani paraqet një kërcënim ekzistencial siç dëshmohet nga retorika e Teheranit, rritjen e forcave përfaqësuese të betuara për shkatërrimin e Izraelit, financimin dhe armatosjen e grupeve palestineze duke përfshirë Hamasin dhe grupin militant shiit libanez Hezbollah dhe ajo që ai beson është se Irani është në gjyrmimin sekret të armëve bërthamore, megjithëse Irani mohon se dëshiron të ndërtojë një bombë bërthamore.

Irani donte të kundërpërgjigjej për sulmin në konsullatë

Irani thotë se bombardimi i të shtunës mbrëma ndaj Izraelit ishte si përgjigje e sulmit ajror të 1 prillit në ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin sirian Damask që vrau komandantë të lartë iranianë.

Irani fajëson Izraelin për sulmin ajror, të cilin e konsideron shkelje të sovranitetit të tij. Izraeli nuk ka njoftuar se e ka kryer atë, por supozohet të ketë qenë ai që e ka bërë këtë.

Trembëdhjetë njerëz u vranë, duke përfshirë gjeneralin e brigadës Mohamad Reza Zahedi - një komandant i lartë në forcat Kuds, dega ndëroqeanike elite e Gardës Republikane të Iranit. Ai ishte një figurë kyçe në operacionin e Iranit për të armatosur grupin e armatosur shiit libanez Hezbollah. Sulmi në konsullatë ndjek modelin e sulmeve ajrore ndaj objektivave iraniane që i atribuohen gjerësisht Izraelit. Disa komandantë të lartë të IRGC-së janë vrarë në sulmet ajrore në Siri muajt e fundit. IRGC-ja dërgon armë dhe pajisje, duke përfshirë raketa me precizion të lartë, përmes Sirisë për në Hezbollah. Izraeli po përpiqet të ndalojë këto dërgesa, si dhe të parandalojë që Irani ta përforcojë praninë e tij ushtarake në Siri.

Kush janë aleatët e Iranit?

Irani ka ndërtuar një rrjet aleatesh dhe fuqish përfaqësuese në Lindjen e Mesme që sipas tij janë pjesë e "boshtit të rezistencës" që sfidon interesat amerikane dhe izraelite në rajon. Ai i mbështet ato në shkallë të ndryshme.

Siria është aleati më i rëndësishëm i Iranit. Irani, së bashku me Rusinë, ndihmuan qeverinë siriane të Bashar al-Asadit t'i mbijetonte luftës civile dhjetëvjeçare të vendit.

Hezbollahu në Liban është më i fuqishmi nga grupet e armatosura që Irani mbështet. Ai ka shkëmbyer zjarr ndërkufitar me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra mijëra civilë në të dy anët e kufirit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Irani mbështet disa milici shiite në Irak që kanë sulmuar me raketa bazat amerikane në Irak, Siri dhe Jordani. SHBA-ja u hakmor pasi tre ushtarë të saj u vranë në një bazë ushtarake në Jordani.

Në Jemen, Irani mbështet lëvizjen e Huthëve, e cila kontrollon zonat më të populluara të vendit. Për të treguar mbështetjeje për Hamasin në Gazë, Huthët qëlluan me raketa dhe drone në Izrael dhe gjithashtu sulmuan anijet tregtare në brigjet e tij, duke shkatërruar të paktën një anije. SHBA-ja dhe Britania e Madhe goditën objektivat e Huthëve si kundërpërgjigje.

Irani gjithashtu, siguron armë dhe trajnime për grupet e armatosura palestineze, duke përfshirë Hamasin, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke ndezur luftën aktuale në Gazë dhe konfrontimet e shkaktuara nga Irani, përfaqësuesit e tij dhe aleatët e Izraelit në Lindjen e Mesme më të gjerë. Megjithatë, Irani mohon të ketë pasur çfarëdo lloj roli në vetë sulmin e 7 tetorit.

Si krahasohen aftësitë ushtarake të Iranit dhe Izraelit?

Irani është shumë më i madh se Izraeli gjeografikisht dhe ka një popullsi prej afro 90 milionë banorësh, pothuajse dhjetë herë më të madhe se Izraeli – por kjo nuk do të thotë se ka më shumë fuqi ushtarake. Irani ka investuar shumë në raketa dhe drone. Ai ka një arsenal të madh të vetin, por gjithashtu furnizon sasi të konsiderueshme për përfaqësuesit e tij - Huthët në Jemen dhe Hezbollahun në Liban. Ajo që i mungon janë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe avionët luftarakë. Besohet, se Rusia po punon me Iranin për t'i përmirësuar ato në këmbim të mbështetjes ushtarake që Teherani i ka dhënë Moskës në luftën e saj me Ukrainën - Irani siguroi dronët sulmues Shahed dhe Rusia thuhet se tani dëshiron t'i prodhojë vetë ato.

Në të kundërt, Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë. Sipas raportit të bilancit ushtarak të IISS, Izraeli ka të paktën 14 skuadrone avionësh - duke përfshirë F-15, F-16 dhe avionët më të fundit F-35. Izraeli gjithashtu ka përvojë në nisjen e sulmeve, thellësisht në territorin e armikut.

A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

Izraeli besohet se ka armët e veta bërthamore, por mban një politikë zyrtare qëllimisht të paqartë. Irani nuk ka armë bërthamore dhe gjithashtu mohon se po përpiqet të përdorë programin e tij bërthamor civil për t'u bërë një shtet me armë bërthamore. Vitin e kaluar mbikëqyrësi global bërthamor zbuloi grimca uraniumi të pasuruara deri në 83.7% pastërti - shumë afër shkallës së armëve - në Fordo sajtin nëntokësore të Iranit. Irani tha se mund të ketë pasur "luhatje të paqëllimshme" në nivelin e pasurimit.

Irani ka pasuruar hapur uraniumin në pastërtinë 60% për më shumë se dy vjet, duke shkelur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Megjithatë, kjo marrëveshje ishte afër kolapsit pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe rivendosi sanksionet gjymtuese ndaj Iranit në vitin 2018. Izraeli e kundërshtoi marrëveshjen bërthamore.

 

Çfarë mesazhi po dërgon Irani përmes sulmit të tij?

“Ne bllokuam. Ne përgjuam. Së bashku do të fitojmë”, kështu i ka vlerësuar gjërat kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Por Tom Fleçer, këshilltar për politikën e jashtme për disa kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar dhe një ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Liban, tha se sulmi iranian ishte një "sinjal i frikshëm i aftësisë dhe shtrirjes së Iranit".

Udhëheqjet si në Iran ashtu edhe në Izrael ishin "nën presionin vendor, duke u përballur me kritika ndërkombëtare dhe janë qartësisht të gatshëm të luajnë me zjarrin," paralajmëroi ai.

Por ai i tha BBC-së se sulmi i paprecedentë i Iranit dukej se ishte kalibruar me kujdes. "Irani i kreu ato sulme paraprakisht, gjë që e bëri më të lehtë frenimin e tyre," tha ai, duke e krahasuar atë me shkëmbimet e zjarrit që pa kur ishte ambasador në Liban, ku "qëllimi është të tregojë aftësi, por jo domosdoshmërisht të përshkallëzohet. "

Ai tha gjithashtu se ishte "pozitive" që Irani zgjodhi të përgjigjet drejtpërdrejt dhe jo përmes Hezbollahut. Disa izraelitë i kanë bërë thirrje ushtrisë që të zgjerojë konfrontimin e saj me grupin e armatosur libanez për ta larguar atë nga kufiri.

Sanam Vakil i grupit të ekspertëve Çatam Hauz tha se sulmi ishte një sukses nga këndvështrimi i Iranit dhe se Teherani "e quajti blef të Izraelit".

“Kjo është hera e parë që Irani ka shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Izraelit”, tha ajo për BBC-në.

“Sulmet ishin sigurisht të kalibruar, duke synuar instalimet ushtarake në mënyrë që të mos shkaktonin shumë dëme ose të plagosnin askënd.

QËNDRONI TË LIDHUR