Zelenski dekretoi ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka dekretuar sot ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm nga 14 maji deri më 11 gusht.
- Post By Melahat Baftija
- 20:12, 9 maj, 2024

Kiev, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka dekretuar sot ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm nga 14 maji deri më 11 gusht.
Më 6 maj, Zelenski paraqiti në Parlament një propozim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera, raportoi "Kiev Independent".
Parlamenti ukrainas votoi për të miratuar zgjatjen dy ditë më vonë. mb/
Foto: EPA