Përfaqësues zyrtar izraelit: Bisedimet për armëpushim në Gazë përfunduan pa marrëveshje
- - Raundi i fundit i bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës përfundoi pasi Izraeli u tregoi ndërmjetësve, duke përfshirë edhe SHBA-në, Egjiptin dhe Katarin, rezervat e Tel Avivit lidhur me propozimin e Hamasit për pengjet, deklaroi një përfaqësues izraelit.
- Post By Fitore Curri
- 19:32, 9 maj, 2024

Kajro, 9 maj 2024 (MIA) - Raundi i fundit i bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës përfundoi pasi Izraeli u tregoi ndërmjetësve, duke përfshirë edhe SHBA-në, Egjiptin dhe Katarin, rezervat e Tel Avivit lidhur me propozimin e Hamasit për pengjet, deklaroi një përfaqësues izraelit.
Ai shtoi se delegacioni izraelit ishte kthyer nga Kajro, ndërsa Izraeli do t'i vazhdojë operacionet ushtarake në Rafa dhe pjesët e tjera të enklavës palestineze sipas asaj që është planifikuar.
Bisedimet vazhduan të martën në Kajro, kur delegacionet e Hamasit dhe Izraelit u kthyen në kryeqytetin e Egjiptit, pasi dështoi raundi i kaluar i bisedimeve. fc/