• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meta me urime për Siljanovska-Davkovën për fitoren dhe falënderim për Pendarovskin për bashkëpunimin

Meta me urime për Siljanovska-Davkovën për fitoren dhe falënderim për Pendarovskin për bashkëpunimin

Tiranë, 9 maj 2024 (MIA) - Urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë, Presidentes së parë grua të zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, znj. Gordana Siljanovska,  Davkova, i dërgoi në urimin ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Besimplotë, theksoi Meta në urimin e publikuar në rrjetet sociale, se ajo do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe në përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

"Jam i bindur se Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe në funksion të perspektivës së integrimit të përbashkët dhe sa më parë në Bashkimin Europian", shkroi Meta në Fejsbuk.

Njëkohësisht, Meta falenderoi presidentin Pendarovski për bashkëpunimin e shkëlqyer që e patëm gjatë ushtrimit të detyrës time si president i Republikës së Shqipërisë

"Falenderoj Presidentin Pendarovski për bashkëpunimin e shkëlqyer që patëm gjatë ushtrimit të detyrës time si President i Republikës së Shqipërisë, për angazhimin e tij në respektimin e të drejtave të shqiptarëve, faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut, për qëndrimet e hapura, të drejta dhe parimore që mbajti kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj “Procesit të Berlinit”.

Meta në funksionin president i Republikës së Shqipërisë ka qenë nga 24 korriku i vitit 2017 deri më 24 korrik të vitit 2022. Tani ai është lider i Partisë së Lirisë, i cili konsiderohet si parti e tretë më e madhe në vend. mb/

Foto: FB i Ilir Metës

QËNDRONI TË LIDHUR