Protesta për mbështetje të popullit palestinez në mbi 100 vende në të gjithë Greqinë
- Me pankarta dhe slogane "Liri për Palestinën"; "Ndaloni gjenocidin"; "Askush prej nesh nuk është i lirë derisa Palestina të jetë e lirë"; "Jo për luftën, jo për gjenocidin, vetëm solidaritetin dhe paqen"; "Paqe dhe drejtësi për Palestinën", në mbi 110 vende të nfryshme në të gjithë Greqinë mbrëmë u mbajtën protesta të qeta në kuadër të a.q. sitë e aksionit për mbështetjen e popullit plestinez, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:21, 11 gusht, 2025
Athinë, 11 gusht 2025 (MIA) - Me pankarta dhe slogane "Liri për Palestinën"; "Ndaloni gjenocidin"; "Askush prej nesh nuk është i lirë derisa Palestina të jetë e lirë"; "Jo për luftën, jo për gjenocidin, vetëm solidaritetin dhe paqen"; "Paqe dhe drejtësi për Palestinën", në mbi 110 vende të nfryshme në të gjithë Greqinë mbrëmë u mbajtën protesta të qeta në kuadër të a.q. sitë e aksionit për mbështetjen e popullit plestinez, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Protesta të qeta, përveç në qytetet kryesore greke si Athina dhe Selaniku, u mbajtën edhe në ishuj dhe në pothuajse të gjitha destinacionet turistike.
Në protestën në ishullin e Folegandros mori pjesë edhe lideri i SYRIZA-s, Sokratis Famelos.

Në periudhën e kaluar, protesta për mbështetjen e popullit palestinez, por edhe kundër Izraelit, pati në tre ishuj grekë në momentet kur u njoftua mbërritja e një anijeje turistike me turistë izraelitë.
Muajin e kaluar, protesta të tilla u mbajtën në portet e Sirosit, Rodosit dhe Kretës, dhe një është planifikuar për të enjten në Athinë kur pritet në portin e Pireut të ankorohet një anije me turistë nga Izraeli.