• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protesta kundër qeverisë dhe autoriteteve lokale në përvjetorin e tërmeteve shkatërruese në Hatai

Protesta kundër qeverisë dhe autoriteteve lokale në përvjetorin e tërmeteve shkatërruese në Hatai

Antakia, 6 shkurt 2024 (MIA) - Një numër i madh i njerëzve u mblodhën sot në qytetin Antakia për nder të përvjetorit të tërmeteve shkatërruese në Turqinë juglindore vitin e kaluar, transmeton edicioni elektronik i qytetit turk "Ajdenlluk". 

Qyteti historik Antakia, i cili gjendet në rajonin Hatai i cili kufizohet me Sirinë, ishte rrënuar nga lëkundjet e vitit të kaluar. 

Në solemnitetin në Antakia për nder të përkujtimit të viktimave nga tërmetet mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha. 

Qytetarët e pakënaqur protestuan edhe kundër kryetarit të Antakisë, Lutfu Savash, i cili është nga partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane. Turma brohoriste "Qeveria të japë dorëheqje dhe Lutfu të japë dorëheqje".

Mbi 215 mijë njerëz në rajonin Hatai ende jetojnë në kampe kontejner, ndërsa ka njerëz të cilët madje qëndrojnë edhe në tenda. 

Në ndërkohë, sot në shumë vendbanime në Turqi ishte organizuar ngjarje në kujtim të të vdekurve në tragjedinë para një viti. 

Më shumë se 53 mijë njerëz në Turqi dhe gati gjashtë mijë në Sirinë fqinje humbën jetën në tërmetet shkatërruese, ndërsa miliona të tjerë mbetën pa kulm mbi kokë. Më shumë se 140 persona ende konsiderohen si të zhdukur në Turqi, në mesin e të cilëve 38 fëmijë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR