• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta antiqeveritare në Kolumbi

Protesta antiqeveritare në Kolumbi

Bogotë, 21 qershor 2023 (MIA) - Mijëra njerëz dje protestuan nël Bogotë dhe qytete të tjera të mëdha kolumbiane për shkak të reformave të paralajmëruara të Qeverisë majtiste të presidentit, Gustav Petro.

Protestat janë në organizim të opozitës djathtiste. Numër i madh i demonstruesve ishin veshur me të bardha dhe brohoritnin parulla kundër Qeverisë së parë majtiste në historinë e Kolumbisë.

Petro, i cili është në pushtet prej gushtit të vitit të kalaur, u zgjodh në bazë të premtimit për "ndryshime". Ai tentoi të miratojë dhe zbatojë shumë reformam përfshirë edhe në sferën e shëndetësisë, punës dhe pensioneve, rishpërndarjes së tokës dhe për energji të pastër. Petro mori pjesë edhe në bisedime të shumta me grupet e armatosura të cilat veprojnë në Kolumbi.

Por, pas shpërndarjes së koalicionit me liberalët dhe centristët, Petro nuk ka shumicë për miratim të reformave në Parlament. Rejtingu i tij shënon rënie, kështu, ai në nëntor pati mbështetje prej 50 prë qind, ndërsa në maj 34 për qind. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR