• e hënë, 01 korrik 2024

Promovim turistik i APPT-së në Berlin përmes rrjetëzimit të operatorëve turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë

Promovim turistik i APPT-së në Berlin përmes rrjetëzimit të operatorëve turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Me qëllim të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit me operatorët turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë në ambasadën e Maqedonisë në Berlin u mbajt një ngjarje promovuese me iniciativën e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT), në kuadër të memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar me Aleancën e agjencive të pavarura të turistike nga Gjermania (ASR).

Prania e përfaqësuesve të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe sektorit të turizmit të Maqedonisë, siç informojnë nga APPT, është me rëndësi vendimtare për vendosjen e bashkëpunimit me operatorët turistikë gjermanë dhe zgjerimin e tregjeve turistike.

"Agjencia për turizëm shprehu falënderim deri te ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Ylber Sela për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive në promovimin e Maqedonisë te subjektet turistike gjermane. Falënderojmë udhëheqësen Andriana Bashoska për angazhimin për të përcjellë më autentiken e Maqedonisë dhe për të afruar ofertën turistike me turistët gjermanë", thuhet në njoftimin e APPT-së. 

Nga APPT theksojnë se bashkëpunimi i ardhshëm me operatorët turistikë gjermanë tashmë është krijuar dhe aktivitetet në vijim do të realizohen duke organizuar një udhëtim informativ nëpër vende dhe takime biznesi në Shkup dhe Ohër. qa/

Foto: APPT

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR