• e martë, 02 korrik 2024

DPHM: Nesër mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe breshër

DPHM: Nesër mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe breshër

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA)  - Nesër do të mbajë mot me vranësira të  ndryshueshm. Në orët e para të mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtra, bubullima dhe erë të fortë. Gjatë ditës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

 Ditën e mërkurë dhe të enjte moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më  freskët me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima dhe me erë erë mesatare deri e fortë veriore.

Më pas pritet mot stabil dhe më i ngrohtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR