Taravari: Po punojmë për zgjidhjen e kompresorëve në sallat e operacionit
- Dalëngadalë po gjendet zgjidhje për problemin me sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike. Tashmë është shpallur tender për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri në të cilën ato duhet të riparohen dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksionim shpresoj të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë do të insistojmë që sa më shpejt të funksionojnë sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili pati një takim me gazetarët.
- Post By Sara Ademi
- 12:51, 1 korrik, 2024
Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Dalëngadalë po gjendet zgjidhje për problemin me sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike. Tashmë është shpallur tender për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri në të cilën ato duhet të riparohen dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksionim shpresoj të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë do të insistojmë që sa më shpejt të funksionojnë sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili pati një takim me gazetarët.
Taravari ndër të tjera në takimin me gazetarët bëri të ditur se maksimumi pas dy javësh do të ketë listë të re pozitive, si dhe modernizim të shëndetit publik, ekipe mobile që qytetarët të raportojnë drejtpërdrejt problemet në shëndetësi, negociata me mjekët për punë në periferi etj. sa/
Foto: MIA