• e martë, 02 korrik 2024

Hasani: Ndërroi jetë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare

Hasani: Ndërroi jetë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare

1 korrik 2024

Kur u takova para disa ditësh me kolosin e letrave shqipe Ismail Kadare, nuk e dija se ai do të jetë takimi i fundit me të. Nuk e dija se atë nuk do ta shihja më gjallë, por prej sot kur ai shkoi në perjetësi do të mbetet e pavdekshme vepra e tij dhe ndikimi kolosal që pati ai në letërsinë shqipe. Ismail Kadare jo vetëm qe i theu shabllonet e të shkruarit, por ai gjuhës shqipe i solli margaritarët më të çmuar të fjalëformimit, idiomave dhe përgjithësisht një begati të tërë leksikore e gramatikore. Me Ismail Kadarenë kombi shqiptar pati me çka te mburret në botë, sepse vepra e tij u njoh dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë të botës. Me botuesin e Kadaresë z. Bujar Hudhri, u patëm marr vesh qe ne Institutin tonë të organizojme nje prezantim te profilit te tij krijues, por planet jo gjithmonë janë në duartë tona. Prandaj na mbetet që ta kompenzojmë kete ngjarje, me një njohje më thellë të veprës së Ismail Kadaresë, si një trashëgimi e jona kulturore qe duhet të jetë pjesë e formimit dhe edukimit te gjeneratave të ardhshme.

Qoftë i perjetshem emri dhe vepra e Ismail Kadaresë

Foto: 

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR