• e mërkurë, 26 mars 2025

Prokuroria e Ukrainës: 604 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës me Rusinë

Prokuroria e Ukrainës: 604 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës me Rusinë

Kiev, 24 mars 2025 (MIA) - Që nga shpërthimi i luftës me Federatën Ruse në Ukrainë, janë vrarë 604 fëmijë. Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Shtetit të Ukrainës, mediat ukrainase publikuan se 2,421 fëmijë në Ukrainë janë plagosur në konfliktin e armatosur. 

"Më shumë se 2,421 fëmijë janë plagosur në Ukrainë gjatë luftës me Rusinë", thuhet në raport.

Numri më i madhë i viktimave dhe të plagosurve janë vërejtur në rajonin Donjeck - 633 fëmijë, Harkov - 470, Herson - 202, Dnjepropetrovsk - 203, Kiev - 136, Zaporozhje - 170 dhe Mikolaiv - 118, ndërsa një vajzë pesëvjeçare është vrarë në një sulm me dron rus më 23 mars të këtij viti.

Në fshatin Marine, rajoni Sumi, më 22 mars të vitit 2025, një vajzë 17-vjeçare dhe një i ri u plagosën nga një sulm me dron, ndërsa në Zaporozhje më 21 mars mbeti e vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe u plagos një foshnjë 10 muajshe. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR