• e enjte, 05 shtator 2024

Prokurorët rusë anuluan vendimin që pengoi hetimin për vdekjen e Navalnit

Prokurorët rusë anuluan vendimin që pengoi hetimin për vdekjen e Navalnit

Salehard, 3 shtator 2024 (MIA) - Bashkëpunëtori i dëbuar i Aleksej Navalnit, Ivan Zhdanov publikoi një letër zyrtare nga prokurorët e qarkut autonom Jamal-Skoneneçki, ku theksohet se ata e kanë anuluar vendimin e hetuesve nga muaji gusht, me të cilin është parandaluar ngritja e hetimit për vdekjen e opozitarit rus.

Në letër theksohet se rasti është ridërguar në Komitetin Hetues.

Në gusht, Julija Navalni tha se autoritetet ruse kanë refuzuar të hapin hetim për vdekjen e bashkëshortit të saj, raporton Radio Evropa e Lirë.

Navallni, një kritik i hapur i Kremlinit, vdiq në shkurt në burgun e Arktikut derisa vuante dënimin me burg prej 19-të vitesh nën akuzën për ekstremizëm, të cilat i hodhi poshtë si të motivuara politikisht. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR