• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti i Izraelit vjen në Tiranë, do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Presidenti i Izraelit vjen në Tiranë, do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Tiranë, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti izraelit, Isak Hercog më 11 shtator do t'i vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë.

"Një përfaqësues i lartë për Tajms of Izrael deklaroi se gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, pritet që Hercog të takohet me kolegët e tij, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe presdientin shqiptar, Bajram Begaj", rransmeton televizioni shqiptar A2.

Në Tiranë do të realizojë takim edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

"Përkujtojmë se drejtori i CIA-s, Uilliam Bërns muajin e kalaur ishte në Serbi dhe në Kosovë dhe përveç me funksionarët shtetërorë, u takua edhe me kolegun e tij serb. Që të dy, mes tjerash, biseduan edhe për situatën e sigurisë në Izrael", shton televizioni. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR