• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNHCR: Rreth 20 emigrantë janë zhdukur pas përmbysjes së anijes në Detin Mesdhe

UNHCR: Rreth 20 emigrantë janë zhdukur pas përmbysjes së anijes në Detin Mesdhe

Romë, 4 shtator 2024 (MIA) - Rreth 20 emigrantë konsiderohen të zhdukur pasi që anija e tyre u përmbys në Detin mesdhe, kumtoi Komisariati i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe autoritetet italiane.

Shtatë sirianë janë shpëtuar dhe dërguar në ishullin italian Lampeduza, kumtuan shpëtimtarët italianë.

Roja bregdetare kumtoi se autoritetet lokale e vërejtën anijen rerth 16 kilometra në juglindje të Lampeduzës dhe se anija patrulluese i shpëtoi të mbijetuarit.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Itali, Kjara Kardoleti, në rrjetin X kumtoi se shtatë të mbijetuarit "janë në gjendje kritike dhe se shumica i kanë humbur të afërmit e tyre".

Të mbijetuarit thanë se u larguan nga Libia më 1 shtator, thuhet më kumtesën e rojes bregdetare.

Njësitë detare dhe një aeroplan i rojes bregdetare po gjurmojnë për të zhdukurit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR