• e enjte, 05 shtator 2024

Erdogan: Turqia dhe Egjipti duan bashkëpunim më të thellë në fushën e energjisë bërthamore dhe gazit natyror

Erdogan: Turqia dhe Egjipti duan bashkëpunim më të thellë në fushën e energjisë bërthamore dhe gazit natyror

Ankara, 4 shtator 2024 (MIA) - Turqia dëshiron t'i thellojë lidhjet me Egjiptin në fushën e gazit natyror dhe energjisë bërthamore, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas bisedave me homologun e tij egjiptian Abdel Fatah el Sisi.

Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sisin tha se të dy vendet e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre t'i përmirësojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat, duke e përfshirë edhe tregtinë, mbrojtjen, shëndetësinë, energjinë dhe çështjet e mjedisit jetësor.

Ministrat e të dy vendeve nënshkruan një numër të madh të marrëveshjeve para deklaratave të liderëve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR