Takim i Varhejit me ministrin hungarez për çështje evropiane
- Zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik në paqe, siguri dhe stabilitet, deklaroi sot komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:39, 4 shtator, 2024

Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik në paqe, siguri dhe stabilitet, deklaroi sot komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji.
Varheji në rrjetin social X informoi se me ministrin hungarez për çëshje evropiane, Janosh Boka bisedoi për hapat e ardhshëm të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, me qëllim që politika e zgjerimit të jetë kredibile, e parashikueshme dhe dinamike.
"Zgjerimi i BE-së është investim strategjik në paqe, siguri dhe stabilitet. Pata diskutim të mirë me minsitrin Janosh Boka për hapat e ardhshëm të kryesimit hungarez me BE-në për mirëmbajtje të politikës kredibile, të parashikueshme dhe dinamike të zgjerimit", porositi Varheji. ab/
Fotо: Х