• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Numër i panjohur viktimash gjatë sulmit në një shkollë në SHBA

Numër i panjohur viktimash gjatë sulmit në një shkollë në SHBA

Atlanta, 4 shtator 2024 (MIA) - Në një shkollë të mesme në Vindir, jo larg Atlantës në shtetin amerikan të Xhorxhias ka pasur të shtëna, nga të cilat, sipas mediumeve amerikane, ka disa viktima.

MSNBC në X kumtoi se sipas informatave fillestare, në këmbimin e zjarrit jetën e kanë humbur së paku dy persona, ndërsa katër janë lënduar. Mediume të tjera amerikane lajmërojnë se ka më shumë viktima, mes të cilëve mund të ketë edhe të plagosur dhe të vrarë.

I dyshuari është arrestuar, kumtuan autoritetet.

Policia dhe shërbimet urgjente mjekësore intervenuan në shkollën e mesme Apalaçi në qarkun Barou rreth orës 10:23 "për sulmues të paraqitur aktiv", thuhet në kumtesën nga Zyra e sherifit të qarkut Barou.

Nxënësit janë evakuuar dhe qasja drejt shkollës është bllokuar. ab/

Foto: Х skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR