Së paku katër të vdekur dhe 30 të lënduar nga sulmi në një shkollë në SHBA
- Së paku katër persona e humbën jetën, ndërsa rreth 30 janë lënduar nga të shtënat e sotme në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Xhorxhias, lajmëroi Si-En-En.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:17, 4 shtator, 2024
Atlanta, 4 shtator 2024 (MIA) - Së paku katër persona e humbën jetën, ndërsa rreth 30 janë lënduar nga të shtënat e sotme në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Xhorxhias, lajmëroi Si-En-En.
Disa nga të lënduarit në shkollën e mesme Apalaçi në Vinder, nuk pësuan vetëm nga të shtënat, por edhe nga plagët e marra gjatë ikjes. Zyra e sherifit të qarkut Barou kumtoi se i dyshuari është arrestuar.
Situata tani është nën kontroll, ndërsa nxënësit janë dërguar në shtëpi, kumtoi kabineti i sherifit lokal.
Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti Xho Bajden është njoftuar me incidentin dhe se qeveria do të vazhdojë të koordinohet me "funksionarët federal dhe lokal". ab/
Foto: Skrinshot