• e shtunë, 29 qershor 2024

Presidentja sllovene Pirc Musar në Kiev u takua me Zelenskin

Presidentja sllovene Pirc Musar në Kiev u takua me Zelenskin

Kiev, 28 qershor 2024 (MIA) - Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar sot në Kiev u tkaua me kolegun e saj ukrainas, Volodimir Zelenski dhe e vizitoi qytetin e afërt Buça, ku pati masakër të civilëve menjëherë pas fillimit të invazionit rus, lajmëruan mediumet sllovene.

Pirc Musar ndezi qirinj para përmendores së civilëve të vrarë në masakër dhe theksoi se është thellësisht e tronditur nga rrëfimet e banorëve të Buçës. Ajo dhe Zelenski u përkulën në Kiev para ushtarëve të rënë ukrainas.

"Ukraina çdoherë do t'i kujtojë ata të cilët i sakrifikuan jetët e tyre", tha Zelenski.

Presidentja sllovene para arritje në Kiev deklaroi se "Ukraina nuk po e mbron vetëm veten, por edhe rendin ndërkombëtar". Ajo shprehi kënaqësi që Sllovenia ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrianë.

Pirc Musar dje arriti për vizitë zyrtare në Ukrainë. Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë deri nesër, është të konfirmohet përkushtimi i Sllovenisë ndaj politikës për integritet territorial të Ukrainës, e njëkohësisht të ketë kmundësi për përforcim të dialogut të rregullt politik dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR