• e mërkurë, 11 shtator 2024

Presidentja Siljanovska Davkova të premten në Sofje

Presidentja Siljanovska Davkova të premten në Sofje

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova të premten do të vizitojë Sofjen, ku do të merr pjesë në operën "Nabuko" të Xhuzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe Baletit Nacional.

Siç njofton BGNES, sipas informacioneve jozyrtare, në Sofje do të zhvillohet dhe takimi i parë i Siljanovska Davkovës me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Sipas mediave bullgare, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, ndërsa ende nuk është konfirmuar ardhja e shefit të diplomacisë, Timço Mucunski.

Media kujton se Siljanovska Davkova pas marrjes së detyrës mori pjesë në operën "Valkira" në Shkup, të interpretuar nga Opera bullgare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR