• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i misionit këshilldhënës Ramsar për shpëtim të Liqenit të Prespës

Takim i misionit këshilldhënës Ramsar për shpëtim të Liqenit të Prespës

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot u mbajt takim i misionit këshilldhënës Ramsar, kushtuar të ardhmes së Liqenit të Prespës i cili e lidhë vendin me Shqipërinë dhe Greqinë.

Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimti Hapësinor, Izet Mexhiti theksoi se nevojiten aksione urgjente dhe të koordinuara për shpëtim të Liqenit, duke i cekur ndryshimet klimatike, shfrytëzimin e ujit për ujitje, si dhe rrjedhjet nëntokësore si kërcënimet më të mëdha.

Во Министерството за животна средина и просторно планирање денеска се одржа состанок на советодавната комисија Рамсар, посветен на иднината на Преспанското Езеро кое ја поврзува земјава со Ал

"Bëjmë përpjekje maksimale ta shpëtojmë Liqenin e Prespës, i cili në vitet e shkuara përballej me ulje të konsiderueshme të nivelit të ujit, që paraqet kërcënim serioz për sistemin e vet ekologjik. Ndryshimet klimatike, shfrytëzimi i ujit për ujitje, rrjedhjet nëntokësore janë ndër kërcënimet më të mëdha me të cilat duhet të përballemi të gjithë dhe t'i zgjidhim. Këto probleme nuk mund të presin dhe prandaj nevojiten aksione urgjente dhe të koordinuara. Mu për atë arsye, ky mision i Konventës së Ramsarit është me rëndësi të jashtëzakonshme", theksoi Mexhiti.

Implementimi i Agjendës së gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mexhiti theksoi se nuk është përpjekje e izoluar - ajo kërkon bashkëpunim rajonal dhe harmonizim të politikave me Bashkimin Evropian.

"Implementimi i Agjendës së gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor nuk është përpjekje e izoluar - kërkon bashkëpunim rajonal dhe harmonizim me politikat e Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se vetëm me punë të përbashkët, qeveritë, bizneset dhe shoqëria qytetare mund ta përshpejtojnë përparimin dhe t'i nxisin këto projekte të rëndësishme. Mu në atë drejtim është ky mision këshilldhënës i Ramsarit i cili është mekanizëm i pavarur teknik këshilldhënës i Konventës së Ramsarit, përmes të cili secila palë nënshkruese e konventës mund të kërkojë këshillë eksperte se si të përballet në mëynrë adekuate dhe të menaxhojë me rajonin e caktuar ramsar", theksoi mexhiti.

Konventa për mbrojtje të habitateve ujore me rëndësi ndërkombëtare për mbrojtje të shpezëve të ujit apo e njohur si Konventa e Ramsarit sipas emrit të qytetit Ramsar, në Iran, ku është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për mbrojtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të habitateve ujore  me qëllim që të parandalohet shkatërrimi i tyre dhe të ceket vlera e tyre ekologjike, ekonomike, kulturore, shkencore dhe rekreative. ab/

Foto: МIА / МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR