Këtë fundjavë 2.553 kundërvajtje në komunikacion në fundjavën e kaluar, 543 për vozitje të shpejtë
- Të premten dhe në ditët e fundjavës së kaluar si rezultat i aktiviteteve, gjegjësisht kontrolleve të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë në rrugët e vendit, u lëshuan gjithsej 2.553 urdhërpagesa, shumica në lidhje me shkeljet e dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, informon MPB-ja.
- Post By Melahat Baftija
- 12:19, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Të premten dhe në ditët e fundjavës së kaluar si rezultat i aktiviteteve, gjegjësisht kontrolleve të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë në rrugët e vendit, u lëshuan gjithsej 2.553 urdhërpagesa, shumica në lidhje me shkeljet e dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, informon MPB-ja.
Gjegjësisht, për shkak të parkimit të parregullt u shqiptuan 545 urdhërpagesa për kundërvajtje, dhe thuajse po aq, respektivisht 543 kundërvajtje për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në përputhje me shpejtësinë e përshkruar. Gjithashtu janë evidentuar 150 kundërvajtje për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë vozitjes, 340 urdhërpagesa për mospërdorimin e rripit të sigurimit si dhe 20 kundërvajtje në bazë të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse gjatë vozitjes së motoçikletës. Në periudhën e theksuar madje 252 pjesëmarrës në komunikacion janë gjetur pa leje drejtimi, 104 drejtuan nën ndikimin e alkoolit, shtatë kaluan në sinjalin e kuq, ndërsa janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë.
Përndyshe, sipas Ligjit për automjete nga komunikacioni gjithsej u mënjanuan 81 automjete, nga të cilat 28 për shkak të parregullsisë teknike, ndërsa 58 për shkak se nuk ishin të regjistruara.
"Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët e ardhme. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të ngremë nivelin e sigurisë në komunakiacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", qëndron në kumtesën e MPB-së. mb/