Mickoski për tarifat e SHBA-së: Pres që shumë shpejt vendimi të korrigjohet, është qartazi një gabim apo dezinformim
- Kryeministri Hristijan Mickoski pret që shumë shpejtë të korrigjohet vendimi i SHBA-së për rritjen e tarifave ndaj vendit. Siç tha sot, qartazi bëhet fjalë për ndonjë gabim ose dezinformim.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:08, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që shumë shpejtë të korrigjohet vendimi i SHBA-së për rritjen e tarifave ndaj vendit. Siç tha sot, qartazi bëhet fjalë për ndonjë gabim ose dezinformim.
Sipas Mickoskit, nga tarifat e rritura mund që në rritje të jenë efektet dytësore, dhe jo ato direkte të cilat Maqedonia nuk i ka pasur në nivel dypalësh me SHBA-në.
Ai njoftoi se tashmë janë duke u krahasuar të dhënat, ndërsa Qeveria është në kontakt me Ambasadën e SHBA-së, Ministrinë e Ekonomisë dhe me Kabinetin e Trampit.
"Po punojmë me partnerët tanë, SHBA-në, pres që shumë shpejtë të korrigjohet ajo që dukshëm është rezultat i ndonjë gabimi ose dezinformimi, duke pasur parasyshë se vitin e kaluar ndërrimi i tregut me SHBA-në ishte në negativ, gjegjësisht jemi në deficit, ndërsa ata shtete që janë me deficit nuk e kanë këtë lloj rritje të taksave. Tani duke krahasuar të dhënat, jemi në kontakt me Ambasadën, me Ministrinë e Ekonomisë dhe me Kabinetin e Trampit, ndërsa kjo ishte pjesë e bisedimeve edhe të Mucunskit dhe sekretarit shtetëror në Bruksel, kështu që në këtë periudh pres që të dilet nga kjo gjendje. Përderisa vendet e BE-së nuk kanë sukses ta kalojnë të gjithë këtë me SHBA-në, atëherë efektet do të ishin shumë më të mëdha se sa ato parësore që ne kemi direkt, në nivel dypalësh me SHBA-në", përmendi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për mediat për rritjen e pikës së kapitacionit të mjekëve amë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin