• e diel, 12 maj 2024

Presidenti i PSZh-së sërish u shpreh kundër Superligës

Presidenti i PSZh-së  sërish u shpreh kundër Superligës

Paris, 25 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Pari Sen Zherman, Naser Al-Helaifi, i cili e udhëheq Asociacionin Evropian të Klubeve, sërish u shpreh kundër formimit të Superligës, për të cilën lobojnë gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona.

"E pyeta presidentin e Barcelonës, Laporta, se kur do të heqin dorë nga kjo ide e çmendur për të krijuar një Superligë. Nuk ka Superligë për mua. Liga e Kampionëve është turneu më i mirë i klubeve në botë. Ata janë në të, ne u takuam në çerekfinale, shpresoj që ta ndalojnë këtë së shpejti, sepse është një rrezik i kotë", tha Al-Helaifi, cituar nga "Mundo Deportivo" dhe "Marka".

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Evropiane e drejtësisë i shpalli si joligjore procedurat e FIFA-s dhe UEFA-s për ndalesë të krijimit të Superligës, e cila filloi në vitin 2021. sa/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR