• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompletohen duelet e finales së Ligës së Evropës dhe Ligës së konferencës, Baeri shkruan histori

Kompletohen duelet e finales së Ligës së Evropës dhe Ligës së konferencës, Baeri shkruan histori

Leverkuzen, 10 maj 2024 (MIA) – Baer Leverkuzen vazhdon serinë e pabesueshme pa humbje pasi mbrëmë barazoi 2:2 kundër Romës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe me këtë është kualifikuar në finale. Kundërshtar i klubit gjerman në betejën për trofeun do të jetë Atalanta e cila eliminoi Olimpik Marsejn me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Klubi nga Leverkuzeni ka pasur 2:0 nga takimi i parë në Romë, por Roma në ndeshjen kthyese udhëhiqte me 2:0 deri në minutën e 82-të. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso mbeti e pamposhtur me autogolin e Mançinit (82) dhe golin e Stanishiqit (90+7).

“Jemi të lumtur që arritëm në finale. Për një javë do të luajmë dy finale. Treguam karakter pas golit të tyre të dytë, i pashë lojtarët në sy dhe pashë se ata donin më shumë. Kemi ende shanse për të fituar tre tituj dhe djemtë e mi e meritojnë këtë”, tha Çabi Alonso pas ndeshjes.

Finalja mes Baerit dhe Atalantës do të luhet në Dublin më 22 maj.

Ndërkohë, Olimpiakosi dhe Fiorentina do të luajnë në finalen e garës së tretë evropiane të klubeve, Ligës së konferencës.

Klubi grek eliminoi me rezultat të përgjithshëm 6-2 e eliminoi Aston VIllën, ndërsa klubi nga Firence ishte më i suksesshëm në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Brizhit me 4-3.

Finalja është caktuar më 29 maj në Athinë.

FOTO: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR