• e hënë, 23 dhjetor 2024

Italia dhe Gjermania me nga pesë ekipe në Ligën e kampionëve në sezonin e ardhshëm

Italia dhe Gjermania me nga pesë ekipe në Ligën e kampionëve në sezonin e ardhshëm

Nion, 10 maj 2024 (MIA) - Italia dhe Gjermania kanë siguruar vend shtesë në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi klubet e tyre kanë pasur paraqitje të mira në garat evropiane këtë sezon, publikoi UEFA.

Me zgjerimin e Ligës së kampionëve në 36 ekipe nga sezoni 2024/2025, UEFA kumtoi se dy nga katër vendet shtesë do t'i plotësojnë asociacionet evropiane "me performansa më të mira të kombinuara të klubeve të tyre" në garat evropiane.

Me përfundimin e ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave këtë javë, UEFA kumtoi se Italia dhe Gjermania i kanë garantuar dy vendet e para në radhitjen e klubeve për vitin 2023/2024.

Italia dhe Gjermania kanë nga dy finalistë këtë sezon - Atalanta (Liga e Evropës), Fiorentina (Liga e Konferencave), Borusia Dortmund (Liga e kampionëve) dhe Baer Leverkuzen (Liga e Evropës). bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR