Makron: Shpresoj që Reali i Madridit do ta lë Mbapen të luajë në Olimpiadë
- Presidenti francez Emanuel Makron e ka komentuar vendimin e sulmuesit të PSZh-së, Kilian Mbape që të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:19, 11 maj, 2024

Paris, 11 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e ka komentuar vendimin e sulmuesit të PSZh-së, Kilian Mbape që të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit.
"Nuk kam ndonjë koment të posaçëm për këtë. Megjithatë, shpresoj se Reali i Madridit do ta lëshojë Kilianin në Olimpiadë dhe se do të mund të vijë dhe të luajë për kombëtaren franceze", tha Makron, i cituar nga Haflost.
Lojërat olimpike do të mbahen nga 26 korriku deri 11 gusht.
Mbape dje paralajmëroi largimin nga PSZh-ja. Sulmuesi (25) do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Mbape luan për PSZh-në nga gushti i vitit 2017. Me siguri, futbollisti do ta vazhdojë karrierën në Real Madrid. bsh/
Foto: EPA