• e enjte, 05 shtator 2024

Presidenti i Egjiptit për vizitë në Turqi

Presidenti i Egjiptit për vizitë në Turqi

Ankara, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi sot do ta vizitojë Turqinë, me ç'rast është paraparë nënshkrimi i rreth 20 marrëveshjeve për bashkëpunim në mbrojtje, energjetikë, turizëm, shëndetësi, arsim dhe kulturë.

U planifikua takim i nivelit të lartë të Këshillit për bashkëpunim strategjik mes Turqisë dhe Egjiptit, ku Sisi do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Është paraparë të bisedohet për më shumë çështje, mes të cilave marrëdhëniet tregtare mes dy palëve, si dhe situatën në Rripin e Gazës.

Vizita e Sisit vijoi pas vizitës së Erdoganit në Egjipt në shkurt. Kjo ishte vizita e parë pas 12 viteve, ku fokusi ishte rindërtimi i Rripit të Gazës. Ankara është e vendosur t'i përforcojë kontaktet me Kajron në emër të përpjekjeve për vendosjen e paqes në rajon. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR