• e martë, 05 nëntor 2024

Pothuajse 90 njerëz kanë vdekur në stuhitë e dimrit në SHBA

Pothuajse 90 njerëz kanë vdekur në stuhitë e dimrit në SHBA

Uashington, 22 janar 2024 (MIA) - Pothuajse 90 vdekje të lidhura me kushtet e motit janë raportuar në gjithë SHBA-në pas stuhive të ashpra të dimrit që përfshinë vendin javën e kaluar.

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur në Tenesi dhe 16 në Oregon, ku mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme pas stuhive të forta të akullit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, duke përfshirë 10.000 banorë në Oregon, 8.000 në Karolinën e Veriut, 7.000 në Kaliforni dhe 4.300 në Kentaki, njoftoi Bi-Bi-Si.

Megjithëse numri i vdekjeve është më i lartë në Tenesi dhe Oregon, vdekje janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Viskonsin, Nju-Jork, Nju Xhersi dhe vende tjera.

Javën e kaluar në Portland, tre persona  u goditën nga rryma kur në automjetin e tyre ra një linjë elektrike për shkak të erërave të forta.

Pesë persona, shumica e të cilëve të pastrehë, vdiqën në Sietëll gjatë katër ditëve për shkak të kushteve të dimrit.

Sipas meteorologëve, vala e akullit pritet të vazhdojë deri në mesin e javës. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR