• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagime ndaj urdhërarresteve të GjNP-së për liderët e Izraelit dhe Hamasit

Reagime ndaj urdhërarresteve të GjNP-së për liderët e Izraelit dhe Hamasit

Tel Aviv, 21 nëntor 2024 (MIA) - Arrijnë reagimet  e para për urdhërarrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netajahu, ish ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant dhe komandantit të Hamasit, Ibrahim al-Masri i cili konsiderohet si i vdekur.

Urdhërarrestet u lëshuan për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë që atëherë.

Liderët izraelitë në krye me Netanjahun, dënuan kërkesën për urdhërarrest të lëshuar nga prokurori kryesor i GJNP-së, Karim Kan si antisemite dhe të turpshme.

"Izraeli hodhi poshtë akuzat absurde dhe të rreme të ngritura kundër tij nga GJNP", theksohet në kumtesën e zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, duke e quajtur veprimin antisemitik.

Presidenti izraelit Isak Hercog: "Me vendimin vihet në anën e terrorizmit dhe krimit kundër demokracisë dhe lirisë dhe e kthen sistemin ndërkombëtar të drejtësisë në një mburojë njerëzore për krime kundër njerëzimit në Hamas".

"Një moment i errët për Gjykatën Ndërkombëtare Penale", tha ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar duke vlerësuar se gjykata "ka humbur të gjithë legjitimitetin" dhe se ka lëshuar "urdhra absurd pa autorizim".

"Izraeli mbron jetën e tij kundër organizatave terroriste të cilët sulmojnë, vrasin dhe përdhunojnë qytetarët tanë, këto urdhra janë një shpërblim për terrorizmin", deklaroi lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid.

Sipas ish kryeministrit izraelit, Naftali Benet, "akuzat e GJNP-së janë njollë e turpit, jo për liderët izraelitë, por për vetë GJNP-në dhe anëtarët e saj".

Ministri izraelit i sigurisë, Itamar Ben-Gvir deklaroi se "Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë tregon edhe një herë se është antisemite nga fillimi në fund".

Këshilli gjyqësor i përbërë nga tre gjyqtarë shkroi në vendimin e tij unanim se kishte arsye të pranueshme për të besuar se "individët me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga gjësendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, karburantin dhe energjinë elektrike".

"Asnjë demokraci tjetër me një sistem ligjor të pavarur dhe të respektuar si ai që ekziston në Izrael nuk është trajtuar me një paragjykim të tillë nga prokurorët", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Oren Marmorshtajn në platformën Iks. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR