Policia vrau një burrë nga Indiana i cili para disa ditësh u amnistua nga Trampi për pjesëmarrje në sulmin në Kapitoll
- Një burrë nga shteti amerikan i Indianës është ndaluar dhe vrarë nga policia, vetëm disa ditë pasi presidenti Donald Tramp e amnistoi atë për një kundërvajtje lidhur me sulmin në Kapitoll të vitit 2021, bën të ditur Si-En-En.
- Post By Fami Bajrami
- 10:38, 28 janar, 2025
Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Një burrë nga shteti amerikan i Indianës është ndaluar dhe vrarë nga policia, vetëm disa ditë pasi presidenti Donald Tramp e amnistoi atë për një kundërvajtje lidhur me sulmin në Kapitoll të vitit 2021, bën të ditur Si-En-En.
Dyzet e dy vjeçari Metju Hatl nga Hobart Siti u qëllua dhe u vra nga një oficer policie të Qarkut Xhasper të dielën, kumtuan autoritetet.
Policia e shtetit po heton incidentin dhe tha se polici po përpiqej të arrestonte Hatlin kur "shpërtheu debati midis të dyshuarit dhe policit që ka rezultuar me përdorimin e armës dhe plagosjen fatale të të dyshuarit".
Hetimi poashtu tregon se në momentin e ndalimit (të automjetit të tij), i dyshuari mbante armë zjarri”, shton policia e shtetit.
Nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërsa autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shtyu kontrollin e trafikut. Hatl u dënua me gjashtë muaj burg në vitin 2023 pasi u deklarua fajtor për ndërhyrje të paautorizuar në Kapitoll.
Ai udhëtoi në Uashington me xhaxhain e tij për të marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Trampit më 6 janar 2021.
foto: "X"