• e martë, 06 gusht 2024

Policia e Kosovës hyri në të gjitha ekspoziturat e Postës së Serbisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës hyri në të gjitha ekspoziturat e Postës së Serbisë në veri të Kosovës

Prishtinë, 5 gusht 2024 (MIA) - Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot pasdite hynë në të gjitha nënt objektet e Postës së Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të populluara me popullatë shumicë serbe, kumtuan portalet e Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, informata se bëhet fjalë për aksion të sinkronizuar në të gjitha ekspoziturat e postës serbe, në deklaratë për mediumet e konfirmoi edhe zëvendës shefi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se policët hynë në zyrat e asaj poste me kërkesë të Trupit rregullator për komunikime elektronike dhe postare (ARKEP).

Sipas Elshanit, kjo është bërë pas informatës se ato punojnë pa licencë dhe pa regjistrim në Agjencinë për regjistrim të bizneseve të Kosovës (ARBK), ndërkaq u konstatua se informata e ARKEP-it është e saktë.

Elshani tha se informacioni ka rezultuar i saktë, me ç’rast sipas tij, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojnë sipas autorizimeve te tij.

"Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.  Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij", tha Elshani.

Ekspoziturat e Postës së Serbisë ndodhen në komuant në veri të Kosovës - veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR