• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë të vdekur pasi "Debi" e goditi juglindjen e SHBA-së

Pesë të vdekur pasi

Uashington, 6 gusht 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi uragani Debi e goditi Floridan, para se të dobësohej në një stuhi tropikale. Debi pritet të shkaktojë përmbytje të mëdha në disa pjesë të Gjeorgjisë dhe Karolinas në ditët në vijim, njoftoi Bi-Bi-Si.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi për një kërcënim "kërcënues për jetën" nga përmbytjet për shkak të "stuhisë që lëviz ngadalë" e cila sjell "reshje të mëdha shiu".

Debi goditi dje në mëngjes si një uragan i kategorisë 1 në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës. Autoritetet kumtuan së në mesin e të vdekurve është edhe një djalë 13-vjeçar, i cili vdiq kur një pemë ra në një shtëpi lëvizëse në Levi kaunti, në afërsi të Gejnsvill. Në qarkun Hilsboro, pranë Tampa, një kamion 18 tonësh u rrotullua në një kanal gjatë stuhisë. Shoferi u gjet i vdekur. Në qarkun Diksi, në perëndim të Gejnsvill, u kumtuan se një grua dhe një fëmijë 12-vjeçar kanë vdekur kur automobili i tyre u përplas të dielën mbrëma. Një tjetër vdekje u raportua në Gjeorgjinë jugore - një djalë 19-vjeçar - pasi një pemë e madhe ra në verandën e një shtëpie në Multri, sipas mediave lokale.

“Lëvizja e ngadaltë e stuhisë mund të shkaktojë përmbytje katastrofike”, tha zëvendësdrejtori i qendrës së uraganeve, Xhejmi Rom

Në Florida, mbrëmë rreth 150,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa rrymë mbrëmë, sipas PowerOutage.com. Gjithashtu 36,000 banorë të tjerë në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut kanë mbetur pa rrymë.

Meteorologët parashikojnë se ky sezon uraganesh, i cili zgjat nga 1 qershori deri më 30 nëntor, do të jetë intensiv.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tha se mund të ketë deri në 25 stuhi të emërtuara në vitin 2024. Nga këto, nga tetë deri në 13 stuhi mund të zhvillohen në uragane.

Debi ishte stuhia e katërt e emëruar këtë vit. Ndryshimet klimatike mendohet se i bëjnë më të mundshëm uraganet me lëvizje të ngadalta si ky.

Siç bota ngrohet në mënyrë të pabarabartë, kjo shkakton ndryshime në qarkullimin atmosferik që drejton stuhitë në të gjithë planetin. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR