• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Irani dhe Pakistani thirrën takim të vendeve myslimane për shkak të vrasjes së Hanias

Irani dhe Pakistani thirrën takim të vendeve myslimane për shkak të vrasjes së Hanias

Teheran, 6 gusht 2024 (MIA) - Irani dhe Pakistani thirrën takim të ministrave të punëve të jashtme të anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), i cili do të mbahet në Arabinë Saudite. Takimi është thirrë për shkak të vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania, në Teheran.

Takimi, i cili do të mbahet në qytetin bregdetar Xheda, "do të përqendrohet në krimet e okupimit izraelit dhe atentatit të Hanias", njoftoi OBI, me seli në Arabinë Saudite. 

Ministria iraniane e Punëve të Jashtme njoftoi se Irani ka kërkuar takim bashkë me Pakistanin. OBI, e cila ka 57 anëtare islamike, përfaqësohet si zëri i botës myslimane. Për dallim nga Liga arabe, OBI përfshin edhe shtete joarabe me ndikim, si Irani, Pakistani dhe Turqia. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR