• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamalla Haris zyrtarisht kandidate për presidente e Partisë Demokratike

Kamalla Haris zyrtarisht kandidate për presidente e Partisë Demokratike

Uashington, 6 gusht 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris zyrtarisht u bë kandidatja për presidente e Partisë Demokratike, pasi ishte zgjedhur përmes votimit onllajn në Komitetin Kombëtar Demokratik.

Ajo është gruaja e parë indiane me ngjyrë që bëhet kandidate e një partie të madhe amerikane për të bërë fushatë për Shtëpinë e Bardhë.

Haris ka lindur në Kaliforni në vitin 1964 si fëmijë i emigrantëve: nëna e saj ka origjinë nga India, ndërsa babai i saj ka lindur në Xhamajka. Pas ndarjes së tyre, për Kamalën dhe motrën e saj Maja kryesisht ishte kujdesur nëna e saj nën ndikimin e fortë të traditave indiane, por pastaj të gjithë e pranuan kulturën e zezë në Ouklend. "Nëna ime shumë mirë e dinte se po kujdesej për dy vajza me ngjyrë. Ajo ishte e përkushtuar në atë që unë dhe Maja të rritemi si vajza me ngjyrë me vetëbesim dhe krenare", shkroi Haris në autobiografinë e saj.

Ajo thotë se gjithmonë ishte komode me identitetin e saj dhe e përshkruante veten si amerikane. 

Pasi kishte kaluar katër vjet në Harvard dhe kishte marrë diplomë të drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Hestings, Haris u bë kryeprokurore në San Francisko, ndërsa pastaj në vitin 2017 ishte zgjedhur si senatore. 

Ajo që nga viti 2014 është e martuar me avokatin Dagllas Emhof, duke u bërë njerka e dy fëmijëve të tij. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR