• e martë, 06 gusht 2024

Nobelisti nga Bangladeshi Junus duhet ta udhëheqë qeverinë kalimtare, kërkojnë studentët protestues

Nobelisti nga Bangladeshi Junus duhet ta udhëheqë qeverinë kalimtare, kërkojnë studentët protestues

Daka, 6 gusht 2024 (MIA) - Studentët protestues nga Bangladeshi sot paralajmëruan se do të angazhohen që nobelisti Muhamed Junus ta udhëheqë qeverinë kalimtare, një ditë pasi kryeministrja ishte rrëzuar dhe ushtria e mori pushtetin. 

"Vendosëm se do të formohet qeveria e përkohshme në të cilën nobelisti i njohur ndërkombëtar dr.Muhamed Junus, i cili gëzon mbëshetje të gjerë, ta udhëheqë qeverinë e përkohshme", tha Nahid Islam, lideri i studentëve kundër diskriminimit në një video porosi. 

Shefi i armatës së Bangladeshit, gjeneral Vaker - Uz - Zaman dje në një paraqitje përmes televizionit shtetëror deklaroi se Sheik Hasina ka parashtruar dorëheqje nga funksioni kryeministre dhe se ushtria do të formojë qeveri kalimtare. 

Vaker pritet të takohet me liderët e studentëve gjatë ditës. 

Junus (84), ekonomist i respektuar, është meritor për tërheqjen e milionave nga varfëria me bankën e tij pionere për makrofinancim, por fitoi armiqësi nga Hasina, e cila e akuzoi se "thith gjak" nga të varfërit. 

Hasina (76) ishte në pushtet nga viti 2009, por akuzohet për kurdisje të zgjedhjeve në janar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR