Valc: Jam plotësisht i përkushtuar ndaj detyrës
- Guvernatori i Minesotës, Tim Valc, të cilin me siguri kandidatja presidenciale e demokratëve Kamala Harris, e ka zgjedhur për nënkryetar të saj, deklaroi se është plotësisht i përkushtuar në këtë detyrë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:48, 6 gusht, 2024

Uashington, 6 gusht 2024 (MIA) - Guvernatori i Minesotës, Tim Valc, të cilin me siguri kandidatja presidenciale e demokratëve Kamala Harris, e ka zgjedhur për nënkryetar të saj, deklaroi se është plotësisht i përkushtuar në këtë detyrë.
"Është një nder të bashkohem me Harris në këtë”, tha Valc në fjalimin e tij të parë që kur u njoftua se Harrisi e ka zgjedhur atë, raportuan mediat britanike.
Është paraparë që sonte Harrisi në tubim në Filadelfia ta prezantojë Valcin si nënkryetar të saj.
Foto: EPA