• e mërkurë, 07 gusht 2024

Katër të vdekur në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor

Katër të vdekur në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor

 Majfadun, 6 gusht 2024 (MIA) - Katër persona humbën jetën sot në një sulm ajror izraelit në qytetin Majfadun në jug të Libanit, kumtuan shërbimet shëndetësore dhe të sigurisë, ndërsa palestinezë humbën jetën edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një burim raporton se të gjithë të vrarët janë burra. Shumica e shkëmbimeve të zjarrit midis grupit të armatosur libanez Hezbollah dhe armatës izraelite deri më tani ka qenë i kufizuar në zonën kufitare, por Majfaduni ndodhet 30 kilometra në veri të kufirit. 

Forcat izraelite vranë gjithashtu katër persona në qytetin e pushtuar të Xheninit në Bregun Perëndimor, bënë të ditur sot shërbimet e urgjencës, pas një nate dhune në të cilën katër persona të tjerë u vranë në qytetin Tubas pranë kufirit me Jordanin. 

Armata izraelite tha se kreu dy sulme ajrore në Bregun Perëndimor, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se në sulmin ndaj dy automjeteve në Xhenin humbën jetën  katër persona, ndrsa një person është lnduar rëndë.   

Sulmi ka ndodhur gjatë një operacioni në Xhenin që pamjet në mediat sociale treguan se përfshinte një kolonë automjetesh të blinduara dhe buldozerë që gërmonin rrugë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR