• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderii Hezbollahut: Jemi të detyruar t'i kundërpërgjigjemi Izraelit

Liderii Hezbollahut: Jemi të detyruar t'i kundërpërgjigjemi Izraelit

Bejrut, 6 gusht 2024 (MIA) - Lideri i lëvizjes libaneze Hezbollah, Hasan Nasralla, deklaroi sot se formacioni i tij proiranian dhe Irani janë "të detyruar t'i përgjigjen Izraelit pavarësisht pasojave", pas vrasjeve të liderit politik të lëvizjes palestineze dhe përfaqësuesit ushtarak të lëvizjes libaneze.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Nasralla tha se Hezbollahu do të përgjigjet "i vetëm ose si pjesë e një kundërpërgjigje të unifikuar të të gjithë boshtit" të rezistencës, e cila udhëhiqet nga Teherani dhe i bashkon aleatët e tij në rajon.

Pak para fjalimit, aeroplanët izraelitë fluturuan ulët mbi Bejrut, duke thyer barrierën ajrore, raportuan mediat nga vendi i ngjarjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR