• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në sulmet izraelite kanë humbur jetën 12 persona në Bregun Perëndimor dhe katër luftëtarë të Hezbollahut në Liban

Në sulmet izraelite kanë humbur jetën 12 persona në Bregun Perëndimor dhe katër luftëtarë të Hezbollahut në Liban

Ramallah, 6 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet palestineze kanë bërë të ditur se 12 persona janë vrarë sot në Bregun Perëndimor në tre sulme të veçanta izraelite në territorin e pushtuar palestinez, ku dhuna nuk po ndalon, raportojnë mediat amerikane.

Pesë persona janë vrarë në zonën Xhenin dhe katër në zonën Tubas në sulmet e kryera nga forcat izraelite, kanë bërë të ditur Gjysmëhëna e kuqe palestineze dhe Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se kreu sulme ajrore duke synuar "celula të armatosura terroriste" në zonën e Xheninit, pa dhënë informacione për numrin e viktimave.

Dhuna vazhdon ndërsa liderët botërorë përpiqen të parandalojnë që tensionet në Lindjen e Mesme të përshkallëzohen në një luftë rajonale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR