• e martë, 06 gusht 2024

Opozita venezuelase u ka bërë thirrje armatës dhe policisë të qëndrojnë në anën e popullit

Opozita venezuelase u ka bërë thirrje armatës dhe policisë të qëndrojnë në anën e popullit

Karakas, 6 gusht 2024 (MIA) - Opozita venezuelase u ka bërë thirrje "zyrtarëve ushtarakë dhe policorë" të qëndrojnë "në anën e popullit", pasi që Nikollas Maduro për herë të tretë është shpallur president i vendit në zgjedhjet e mbajtura paradokohe. 

"I apelojmë ndërgjegjes së armatës dhe policisë të qëndrojnë në anën e popullit dhe familjeve të tyre", kanë shkruar liderja opozitare Marija Korina Maçado dhe kandidati presidencial Edmundo Gonzales, për të cilët opozita pohon se e kanë fituar bindshëm Maduron.

Dy liderët opozitarë në letër premtuan se "qeveria e re, në mënyrë demokratike e zgjedhur e Republikës u jep garanca atyre që do të plotësojnë obligimin e tyre kushtetues". Organizatat për të drejtat e njeriut pohojnë se të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në trazirat pas shpalljes së vendimit të Komisionit kombëtar të zgjedhjeve.

Autoritetet arrestuan më shumë se 2.000 njerëz dhe Maduro paralajmëroi se do të vazhdojë me represionet kundër, siç thotë, tentimit për "grusht shtet imperialist".

Bashkimi Evropian nuk i ka njohur rezultatet zgjedhore, të cilat i ka kumtuar Komisioni kombëtar të zgjedhjeve. Vendet nga Amerika Latine, madje edhe ato të cilat janë aleate të Maduros, kërkojnë nga ai të publikojë si ka vijuar votimi nëpër njësitë zgjedhore. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR